Ilir Bajri do të ekstradohet drejt Italisë pasi të ketë mbaruar procesin e gjykimit në Shqipëri, ky ka qenë vendimi i dhënë sot në Gjykatën e Shkodrës.
Sipas burimeve vendimi është marrë duke u bazuar në kërkesën e prokurorit Federik Laloshi, i cili kërkonte ekstradimin me kusht Bajrit drejt Italisë.
Kjo për shkak se ky shtetas ka të regjistruar procedimin penal Nr. 60/2018, te Prokuroria e Shkalles se Pare për Krime te Rënda.
“Ne keto kushte, shtetasi Ilir Bajri nuk do te ekstradohet ne Itali, per aq kohe sa te jete e nevojshme per procedimin penal dhe gjykimin ne themel te ceshtjes”-thuhet ne vendim.
Pritet qe koha precize te mund te percaktohet nga Ministra e Drejtesise. Burimet bejne me dije se vete shtetasi Ilir Bajri dhe mbrojtesi i tij Avokat Arber Hoxha, kane kerkuar rrezimin te kerkeses dhe do te bejne ankim prane Gjykates se Apelit Shkoder brenda afatit ligjor.