Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për herë të parë në lidhje me ekstradimin e Ismail Morinës i njohur ndryhe si “Ballisti” në Serbi.
Vuçiç ka thënë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.
“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.
Ndërkohë që i pari që e ka takuar Morinën në qeli është James Montague, gazetarii “The New York Times” Ai thotë se edhe Kroacia ndodhet mes dy zjarreve. Për britanikun tensionet në ndeshje janë të zakonshme, por Ballkani i jep dimension tjetër.
“Mezi e kam njohur pasi i kishte flokët dhe mjekrën të prera. Duket qartë se është i brengosur dhe i frikësuar jo vetëm për ekstradimin, por edhe për të ardhmen e tij, pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe duket se ka frikë për jetën e tij dhe të familjes”, shprehet James Montague. (S.SH/Shuplaka)