Pas skandalit me ekstradimin e të ndaluarit të vetëm në Shqipëri, Nezar Seiti, ka ardhur reagimi dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Kryeprokurorja Arta Marku, i ka kërkuar më herët KLD-së, të nisë hetimin për gjyqtarët e kësaj çështjeje.
Nezar Seiti i njohur si ‘financieri’ i Habilajve u ekstradua në Itali nga Ministria e Drejtësisë në 25 janar.
KLD informon se ka nisur hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Tiranës, K.G.
KLD shton se gjyqtari ka shkelur procedurën e ekstradimit.
Nëse kjo vërtetohet, atëherë KLD do vijojë me hapat e tjerë ligjorë.
Vijon…
(F.G/Faxweb)