17:52 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekstradimi i Nazer Seitit, Manjani: Drejtësi me ligjet e drogës

20:42 | 28/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas puçit kushtetues, Ylli Manjani revoltohet me atë që bëri ”kryeujku” në errësirë

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar mbi ekstradimin e Nazer Seitit drejt Italisë duke u shprehur se ligji i shtetit ngarkon me përgjegjësi Prokurorin e Përgjithshëm që të mbledhë të dhëna e të koordinojë prokuroritë e çdo hallke! Nuk mund të ketë faj prokurori i thjeshtë, pse Prokurori i Përgjithshêm vendos, pa e pyetur, largimin e personit që ai (prokurori i çështjes) po e heton.

“Kjo llogjikë vetëm në ligjet e drogës e të krimit zbatohet, jo nga drejtuesit e Anti-krimit”

Postimi i plotë

Drejtësi me ligjet e drogës.

Në asnjë shtet ku vepron ligji nuk ndodh që prokurorit i heqin nga duart të pandehurin dhe e marrin në përgjegjësi penale, për këtë gjë!

Është kulmi i maskarallëkut!

E përsëris: i thonë prokuroreve që hetojnë trafikantin, jeni fajtorë për faktin se ne (dmth eprorët) ta hoqëm trafikantin nga dora!!!

Kjo ndodh në prokurorinë e përkohshme të përgjithshme që merret me çështje të përveçme!

Zgjedhja e zonjës Arta Marku në dhunim të Kushtetutës, nuk mund të mos prodhonte kësi ngjarjesh të shëmtuara!

Ligji i shtetit ngarkon me përgjegjësi Prokurorin e Përgjithshëm që të mbledhë të dhëna e të koordinojë prokuroritë e çdo hallke! Nuk mund të ketë faj prokurori i thjeshtë, pse Prokurori i Përgjithshêm vendos, pa e pyetur, largimin e personit që ai (prokurori i çështjes) po e heton.

Ja largojnë të pandehurin fshehtas dhe i thonë “ fajin e ke për largimin që bëmë ne”! Kulmi!

Kjo llogjikë vetëm në ligjet e drogës e të krimit zbatohet, jo nga drejtuesit e Anti-krimit!

Kujt i bëhet qejfi duke goditur pa faj prokurorë e çështjes?

Fare e thjeshtë: trafikantëve dhe politikanëve që janë me ta!

Ja ku është prova e kapjes së drejtësisë: në krye të Prokurorisë duke larguar çdo provë apo person nga hetimi dhe drejtësia shqiptare!

Asnjë filtër i shtetit nuk funksionoi, asnjë! 
Se me ç’urdhër doli nga paraburgimi i pandehuri? Si ka mundësi që drejtuesja e Prokurorisë dhe Ministrja e Drejtësisë pretendojnë se nuk e dinin që ai ishte i arrestuari i drejtësisë sonë?

Ka shumë pyetje, por përgjegjëse është PROKURORIA e PERGJITHSHME! Ajo është e para! E kishte për detyrë ta dinte këtë gjë!

Bashkë me të duhet ta dinte Drejtoria e Burgjeve dhe Policia e Shtetit, por këto vijnë të dytat në radhë.

Në fund pa dyshim edhe Ministrja e Drejtësisë e cila e kishte për detyrë të dinte statusin e te paraburgosurit! Drejtoria e Burgjeve pyetet gjithmonë sa herë merret një vendim ekstradimi!

Çdo me thënë kjo “nuk e dinim”?!

Nëse duam të argumentojmë me llogjikën e ligjit të shtetit kjo është rruga! Nëse përdoret llogjika e drogës ajo që bënë me këtë ekstradim është krejt “e rregullt”!

Po në llogjikën e ligjit të shtetit, them se Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon direkt çështjen dhe fillon arrestimet e të gjithë zinxhirit të atyre që lejuan dhe kryen këtë ekstradim!

Ky është pengim i pastër i drejtësisë! Është reagim i krimit të organizuar mbi drejtësinë!

Nëse nuk mendohet kështu, kush i thotë vetes prokuror e gjykatës, ta lërë më mirë atë detyrë!

(M.Q/Faxweb)

 

Etiketa: nazer seitiylli manjani
Pas

“Po e kam bërë”, këngëtarja shqiptare pranon publikisht ndërhyrjen estetike (FOTO)

Para

Duka jep deklaratën e fortë: Nuk jam i vetmi kandidat, por jam më i miri

Para
Duka jep deklaratën e fortë: Nuk jam i vetmi kandidat, por jam më i miri

Duka jep deklaratën e fortë: Nuk jam i vetmi kandidat, por jam më i miri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.