Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando ka reaguar ndaj ekstradimit të Nezar Seitit, i cili njihet si financieri i grupit të Habilajve. Teksa falënderon autoritetet shqiptare për angazhimin e treguar pas kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e Nazer Seitit.
“Falënderoj autoritetet shqiptar që iu përgjigjen menjëherë kërkesës për ekstradim. Dorëzimi i Nazer Seitit u bë në koherencë me angazhimet ndërkombëtare dhe me marrëveshjen dypalëshe. Ekstradimi i Nazer Seitit u bë në kuadër të një hetimi të rëndësishëm”, shprehet ministri italian i Drejtësisë.
Ekstradimi i Nazer Seitit ka sjellë shumë debate në vend, pasi ai po hetoj nga prokuroria e Krimeve të Rënda. (J.V/Faxweb)