05:21 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekstradimi i Nezar Seitit, Gjonaj: Nëse nuk e dorëzonim italianët do e shihnin si mungesë vullneti për të bashkëpunuar. Opozita…

18:54 | 29/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekstradimi i Nezar Seitit, Gjonaj: Nëse nuk e dorëzonim italianët do e shihnin si mungesë vullneti për të bashkëpunuar. Opozita…

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar lidhur me ekstradimin e Nezar Seitit drejt Italisë. Ajo thotë se gjithçka është bërë konform ligjit dhe se mosdorëzimi i tij palës italiane do të shihej nga ata si një mungesë vullneti për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjonaj thotë se opozita vijon të konsumojë energji për një lajm fals dhe nëse nuk ndodhte ekstradimi sipas saj opozita do të thoshte se “nuk i’a dorezuan antimafias italiane, po e mbajne ketu per ta mbrojtur me duart e kapura te drejtesise”…

POSTIMI I PLOTË:

Nezar Seitaj u ekstradua ne Itali, ne zbatim te vendimeve te gjykatave shqiptare dhe kerkeses per ekstradim nga Ministria e Drejtesise italiane, konform ligjeve dhe akteve nderkombetare.

Ai sot eshte ne duart e prokurorise italiane. Por opozita vijon te konsumoje perdite energji per nje alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lire dhe jo qe iu dorezua pikerisht drejtesise italiane.

Organet e akuzes shqiptare nuk i pengon asgje, perkundrazi kane te gjitha mjetet ligjore te parashikuara per te bashkepunuar me ato italiane me qellim per te marre dhe per te perfituar cdo informacion qe do t’ju nevojitet per efekt hetimi.

Cdo veprim ndryshe nga ekstradimi do te perkthehej dhe nga shteti italian si mungese vullneti per te bashkepunuar ne luften kunder krimit te organizuar.

Jam e bindur se nese nuk do te ishte ekstraduar, kjo opozite kaq haptaz e trembur prej reformes ne drejtesi, do te thoshte “nuk i’a dorezuan antimafias italiane, po e mbajne ketu per ta mbrojtur me duart e kapura te drejtesise”…

Keshtu qe ne pamundesine per te gjetur se cila do te ishte zgjidhja me e mire per nje opozite qe tenton te manipuloje edhe atehere kur nuk ka, ne thjesht na mbetet te shpjegojme me durim permes fjaleve dhe tregojme me kembengulje permes veprave, se ligjshmeria eshte busulla e vetme qe orienton vendimmarrjen tone. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

Pas

Tiranë/ Të shtëna me armë te “Pediatria”, një person i shtrirë në tokë

Para

Vritet me 4 plumba 41-vjeçari në Tiranë, çfarë gjeti policia në vendngjarje

Para
Vritet me 4 plumba 41-vjeçari në Tiranë, çfarë gjeti policia në vendngjarje

Vritet me 4 plumba 41-vjeçari në Tiranë, çfarë gjeti policia në vendngjarje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.