20:28 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekstradohet në Francë Faruk Baybasin, i dënuar me 30 vite burg për trafik heroine

15:10 | 15/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekstradohet në Francë Faruk Baybasin, i dënuar me 30 vite burg për trafik heroine

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën për ekstradimin drejt Francës të shtetasit turk Faruk Baybasin, i dënuar me 30 vite burg për trafik droge.

Ky i fundit dha dhe pëlqimin e tij për t’u përballur me drejtësinë franceze për akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërsa ka dhënë pëlqimin e tij për ekstradim drejt Francës, mësohet se Baybasin ka thënë: Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet.

I ashtuquajturi ‘Eskobari i Evropës’ u arrestua në Shqipëri më 18 janar ndërsa akuzohet se është pjesëtar i i një familjeje mafioze e cila është shumë e fuqishme në tregun e shpërndarjes së narkotivëve në shtetet e Evropës Perëndimore.

Faruk Baybesin, është dënuar për çështje të trafikut të heroinës dhe kërkohej nga gjykata e “Loire Atlantique”, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar në organizatën kriminale që trafikonte në Evropë heroinë.

Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 1995 ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

Gjykata e Tiranës në funksion të kërkesës së Francës ka vendosur arrest me burg 40 ditë për Faruk Baybesin, i cili tentoi të hynte në Shqipëri për t’u fshehur por u zbulua nga autoritetet. Ai ka pranuar që është djali i një tjetër trafikanti të dënuar Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar “Escobarët e Evropës”, shkruan gazeta Shqip.

Për aktivitetin e këtij grupi në atë kohe mediat raportonin se Hüseyin Baybaşin, Mehmet Emin Baybaşin, Mehmet Şerif Baybaşin, Mehmet Şirin Baybaşin, Mahmut Baybaşin janë anëtarë të familjes që përfundoi në burg për drogë . Të ardhurat e grupit nga heroina janë vlerësuar në 10 miliardë paundë.

Më 21 Janar të këtij viti, është zhvilluar seanca ndaj Baybašin, i arrestuar nga autoritetet shqiptare.

Ndaj Baybašin ishte caktuar fillimisht masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për 40 ditë me qëllim ekstradimi nga Gjykata Penale e Tiranës por ky afat ka përfunduar ditën e sotme ndërsa po sot është dhënë ndaj tij “burg pa afat”.

Fax News ka zbardhur edhe një pjesë të asaj çfarë ka ndodhur në seancaën e sotme ku Baybašin ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në Francë duke I kujtuar gjykatës të drejtat e njeriut (*lexo lajmin).

Pas

Lulzim Basha ‘zhvendoset’ në Instagram/ Nis komunikimin me të rinjtë me një pyetje provokuese

Para

Rama shumë i shqetësuar, thirrje të forta nga Mynihu: Njerëzit po jetojnë në ferr, kontribuoni për Ukrainën

Para
Rama shumë i shqetësuar, thirrje të forta nga Mynihu: Njerëzit po jetojnë në ferr, kontribuoni për Ukrainën

Rama shumë i shqetësuar, thirrje të forta nga Mynihu: Njerëzit po jetojnë në ferr, kontribuoni për Ukrainën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.