15:50 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekstradohet në Shqipëri Alban Beshiri, akuzohet për kanosjen e prokurores (Historia)

09:07 | 16/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Do ekstradohet nga Anglia se ka kanosur prokuroren, Beshiri akuza mbi Tahirin dhe ambasadorin britanik

Është ekstraduar në Rinas nga Anglia Alban Beshiri i cili akuzohet se ka kanosur prokuroren.

Nga specialistët e Interpolit u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Alban Beshiri 36 vjeç, lindur në Vorë, Tiranë.

Shtetasi Alban Beshiri është shpallur në kërkim pasi me vendimin penal nr. 3727, datë 30.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Nga data 18.07.2014 e në vijim shtetasi Alban Beshiri ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

RRËFIMI PAK DITË MË PARË PËR FAX NEWS I BESHIRIT:

Alban Beshiri do të ekstradohet nga Anglia drejt Shqipërisë, pasi është dënuar me gjashtë muaj heqje lirie, sepse ka kanosur sipas akuzës, prokuroren Oltiana Çifliku.

Nga ana tjetër çështja është me e komplikuar sesa kaq, teksa vetë i akuzuari shprehet se në çështje janë të përfshirë shumë persona, duke përmendur dhe Saimir Tahirin.

Beshiri akuzon për dhunë , mitmarrje dhe mos zbardhje të të vërtetës. Ai akuzon policinë e Tiranës, kryesisht Sinan Kryeziun dhe Vaid Bekteshin të dy policë të rajonit nr 6 ndaj të cilëve nuk është marrë asnjë masë dhe hetimi ka mbyllur sytë, ndonëse ata kanë ushtruar sipas kallzimit të Beshirit dhunë në qeli, si pasojë e së cilës ka pasur pasoja shëndetsore.

Duke folur për ‘’Fax News” ai është shprehur se ambasada britanike në Tiranë është e korruptuar, pasi kërkon 15 mijë euro për një vizë.

Beshiri ka folur dhe për bisedat e tij me Saimir Tahirin, teksa kishte denoncuar dy policët, ndërsa në dosje i ishte shënuar se ai kishte rrëshkitur pasi kishte shkelur mbi një banane.

“Më kërko falje më ka thënë prokuroria dhe të mbyllim këto gjëra. Unë kam pasur një konflikt me ish-bashkëshorten time, i kam thënë te fëmija ime mos mëngacmo. Mesa duket i ka dhënë zemër i dashuri i saj Elidon Imeraj, gjeli i Vorës. E humba kontrollin dhe e futa poshtë këmbëve, nuk e mbaj mend çfarë i kam bërë.

Ish-bashkëshortja më ka thënë se prokurorja Oltiana Çifliku së bashku me Elidon Imerajn, (të dashurin e ish-bashkëshortes) do të bëjnë gropën. Ata më kanë shkruar në letra sikur unë e kam rrahur gruan për xhelozi. Kur kam ardhur këtu në Angli e kam marrë në telefon dhe i kam thënë prokurores se je duke e gatuar çorbën shumë keq.

Ambasada britanike është e korruptuar dhe shet viza kundrejt 15 mijë eurove. Këto i kam treguar këtu në Britani dhe për një periudhë vizat u bllokuan”, u shpreh Beshiri.

Duke rrëfyer ngjarjen në komisariatin numër 6 Beshiri thotë se denoncimi i tij ka rënë në vesh të shurdhët.

“Kur unë shkova në rajonin 6, binte shiu, më gjuajti Sinani (efektiv policie). Kam bërë denoncim, ndërsa Prokuroria më tha që kisha shkelur bananen dhe kisha rrëshkitur. Aq letra false më kanë bërë saqë se mbaj mirë mend, kanë shkruar në dosje sikur unë doja që të vija tritol shefit të Policisë.

Ambasada britanike ka mbuluar Saimir Tahirin, ja kam thënë mu në mes të gjykatës që ambasadori amerikan ka marrë lekë nga Saimir Tahiri për të mbyllur çështjen. Tashmë nuk kam më frikë për jetën pasi Tahiri nuk është më në zyrat e shtetit në Shqipëri”, u shpreh Beshiri në ‘’Fax Neës’.

Po ashtu Beshiri shpreson në rihapjen e dosjes së tij nga ana e Arta Markut, dhe thotë se kërkesa e tij më herët është refuzuar nga ana e Adriatik Llallës.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: alban beshiriAngliaekstradimprokurore
Pas

Adriatik Llalla ‘non grata’ në SHBA, flet ish-prokurori: Gabimi që bëri ai ndaj Amerikës…

Para

Pakti detar, Komisioni i Jashtëm thërret në seancë dëgjimore Bushatin: Të sqarojë mungesën e informimit

Para
Pakti detar, Komisioni i Jashtëm thërret në seancë dëgjimore Bushatin: Të sqarojë mungesën e informimit

Pakti detar, Komisioni i Jashtëm thërret në seancë dëgjimore Bushatin: Të sqarojë mungesën e informimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Qeveria shpalli programe 1 ditë para zgjedhjeve, fali gjobat”/ Raporti i vëzhguesve të ODIHR, Zannier: Zgjedhjet e 11 majit, në kushte të pabarabarta garimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me Ambasadorin e Katarit, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar ndërkontinental

Votat e Diasporës/ PS merr kryesimin, socialistët numërojnë 2309, ja sa ka grumbulluar Partia Demokratike

Misioni i OSBE-ODHIR: SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR raport paraprak: Disa e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar mirë, pati disa incidente

Përmeti në momentet e fundit të numërimit, PS-ja kryeson me diferencë të thellë votash

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ 17 në Klos, largohen komisionerët e PD! Pretendojnë se ka shkelje

“Mundësia” i merr një mandat PD në Tiranë, si paraqiten rezultatet deri tani

Gara e fortë për listën e hapur në Tiranë, emrat që po përplasen brenda PS dhe PD

Përfundon numërimi në Cërrik, Partia Socialiste fiton me diferencë të thellë ndaj PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.