17:32 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekstradohet në Shqipëri, Kastriot Piroli/ Ish-shefi i Zyrës së Kadastrës u dënua me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”

14:01 | 31/01/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekstradohet në Shqipëri, Kastriot Piroli/ Ish-shefi i Zyrës së Kadastrës u dënua me 5 vite burg për “Shpërdorim detyre”

Kastriot Piroli, ish-shefi i zyrës së Kadastrës në Kurbin është ekstraduar në Shqipëri nga Franca. 52-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Kurbinit me 5 vite burg për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu nga Franca është ekstraduar edhe 42-vjeçari I.J., banues në Vlorë, ish-punonjës policie i dënuar nga Gjykata me “Arrest në burg” për shpërdorim detyre. Ky shtetas favorizonte shtetas të ndryshëm të ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve në Himarë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Vijon bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Francë, ekstradohen në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë që janë kapur në Francë, pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre, me Interpol Lion, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Njëri nga këta shtetas është dënuar nga Gjykata e Kurbinit, me 5 vjet burgim, për shpërdorim detyre, ndërsa tjetri akuzohet nga Gjykata e Vlorës, për të njëjtën vepër penale.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim goditjen e vperimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, kanë shkëmbyer informacion me homologët francezë, për vendndodhjen e 2 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacioneve me Interpol Lion, nëpërmjet Interpol Tiranës, është finalizuar me kapjen në Francë dhe ekstradimin në Shqipëri, të këtyre 2 shtetasve, konkretisht:

-Kastriot Piroli, 52 vjeç, banues në Kurbin, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës Kurbin. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

-I. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, ish-punonjës policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 13.12.2020, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.

Pas

Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë po gërryen pushtetin e Putinit

Para

Irani kundërpërgjigjet ndaj deklaratave të Biden: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi

Para
Irani kundërpërgjigjet ndaj deklaratave të Biden: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi

Irani kundërpërgjigjet ndaj deklaratave të Biden: Do të hakmerremi ndaj çdo sulmi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës

Rikthehen arkeologët në Kalanë e Gjirokastrës, evidentohen dëshmi të shekujve IV-VI

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, situata ende dinamike

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Nevaldo Hajdarajt, mbetet dënimi me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës

Vrau me thikë një person në Ravenna të Italisë kur ishte i mitur, policia shqiptare e arreston në Vlorë pas 25 vitesh arrati

Lufta në Ukrainë/ Donald Trump do të bisedojë në telefon me Putin dhe Zelensky-n

Ushtria ruse konfirmon vrasjen e një gjeneralmajori në rajonin kufitar me Ukrainën

Aksident në Rrugën e Arbërit, dy të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Zjarr në Elbasan, nisin ndërhyrjet nga ajri

Akuzohet për vrasje të dyfishtë, Anglia nuk e ekstradon Ilirian Zeqajn në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.