Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, i cili konsiderohet truri financiar që pastronte paratë e organizatës kriminale të Suel Çelës. Ai ishte ndaluar në shtetin fqinj që prej nëntorit të kaluar.”Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.”, njofton policia.