16:20 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ekuilibri i ri politik dhe reforma që duhej bërë dje”

12:15 | 23/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ekuilibri i ri politik dhe reforma që duhej bërë dje”

Nga Elton Metaj

Opozita po kërkon me këmbëngulje të shtuar, prej disa ditësh, garanci shtesë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kërkesa e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për një qeveri teknike, e cila do të jetë kujdestare për konsultimin elektoral të 18 qershorit, është mbështetur edhe nga një formë e veçantë organizimi.

Më 18 shkurt, mijëra qytetarë protestuan në bulevardin kryesor të Tiranës, ndërsa PD ka shpallur çadrën e ngritur përpara zyrës së kryeministrit Rama, si vendin e kuvendeve të saj. Përtej simbolikave të zgjedhura për të ushqyer protestën e zgjatur të opozitës dhe ftohtësisë që përpiqet të reflektojë shumica parlamentare, diçka është fare e qartë: Reforma zgjedhore ka dështuar. Edhe më optimistët, flasin për mundësinë e disa rregullimeve jo të rëndësishme, që mund të realizohen nëpërmjet Komisionit të posaçëm, ende zyrtarisht në funksionim në Kuvend.

Vetëm 110 ditë larg momentit kur shqiptarët do të shprehin vullnetin për qeverisjen e ardhshme, në fakt, duket edhe absurde që të realizohen ndryshime të mëdha ligjore, të Kodit Elektoral apo normave të tjera që rregullojnë procesin. Gjithashtu një shtyrje e zgjedhjeve mbetet e përjashtuar për momentin, nëse mbajmë parasysh kufizimet e Kodit Zgjedhor, që nuk lejon votimin në periudhën korrik – gusht. Është e pritshme që edhe pas këtij procesi zgjedhor do të kemi qortimet e zakonshme të vëzhguesve ndërkombëtarë, kryesisht të OSBE/ODIHR-it, që duket se tashmë e ka skicuar projekt-raportin. Nëpërmjet gojës së ambasadorit në Tiranë, OSBE flet për para të pista në politikë, flet për 2 miliardë euro që mund të blejnë deputetë.

Pra, për të qenë më të qartë, bëhet fjalë për 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që mund të përdoren në mënyrë të jashtëligjshme për të ndikuar sistemin politik në Shqipëri. E vështirë ta imagjinojmë çfarë do të ndodhte nëse dikush do të deklaronte se 4 trilionë dollarë mund të investohen për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, apo 400 miliardë dollarë do të “injektoheshin” në zgjedhjet italiane. Të ndodhur në këto kushte, çdo konsultim elektoral do të ishte i deformuar, pavarësisht marrëveshjeve politike që mund të arrihen për të shtuar besimin mes palëve në garë.

A mund të mendojmë se KQZ-ja apo qeveria, pavarësisht përbërjes së saj, kanë vullnetin dhe mjetet e duhura në dispozicion për t’i bërë ballë një makinerie të mbështetur nga miliarda dollarë financime të paligjshme? Sigurisht që jo. Në këto kushte duket sikur ndodhemi përpara një rrethi vicioz apo përpara një zgjidhjeje shumë më të gjerë se një reformë.

Tashmë kemi një përzierje të vullneteve dhe llogarive politike, me një kalendar kushtetues shumë të trazuar dhe të rëndë për strukturën parlamentare në Shqipëri. Votimi i hapave të tjerë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës, për të cilin ka një heshtje olimpike, i shtohen dhe i ngatërrohen nëpër këmbë reformës zgjedhore dhe vetë zgjedhjeve. Ndaj duket e vështirë dhe ndoshta e pamundur, që zgjidhja për çfarë po ndodh mes zyrës së kryeparlamentarit dhe kryeministrit, të vijë vetëm nga një reformë zgjedhore, qoftë kjo edhe me garanci maksimale për partitë që do të garojnë.

Në atë që opozitarët e cilësojnë si “Çadra e lirisë” janë ndërthurur edhe shumë ngërçe të pritshme politike dhe juridike, duke nisur nga vijimi i reformës në drejtësi, apo zgjedhja e Kreut të Shtetit, që mund të ndikojë kryesisht në peshoren e brendshme të koalicionit qeverisës. Çdo lëvizje e njërës nga tre forcat kryesore politike do të provokojë në mënyrë të pashmangshme spostime të tjera pasuese, deri në gjetjen e një ekuilibri të ri. Me mundësitë dhe llogaritjet e tyre, opozitarët e nisën lëvizjen e parë, duke tentuar ta provokojnë jo pak trekëndëshin PS-LSI-PD, mbi të cilin mbështetet sistemi politik aktual. Një reformë zgjedhore e bërë dje, do t’ia linte 18 qershorit vendosjen e një ekuilibri të ri. Tashmë nuk është më kështu.

Etiketa: Elton Metajreforma
Pas

Blushi një gjëegjëzë për Braçen: ”Unë kam një mace, ta fal ty…Kur ta gjesh hajde më thuaj”. Ja si përgjigjet deputeti

Para

Basha: PD e bëri detyrën e vet në parlament, ishin ata që na përjashtuan

Para
Basha: PD e bëri detyrën e vet në parlament, ishin ata që na përjashtuan

Basha: PD e bëri detyrën e vet në parlament, ishin ata që na përjashtuan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë në Britani rrëzon kërkesën për ndalimin e armëve për Izraelin

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

SHBA politikë të re për kufizimin e vizave për të sanksionuarit

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Paqja midis Iranit dhe Izraelit, prioritet strategjik për Turqinë

Tkurret popullsia në Kosovë, mbi 150 mijë banorë u larguan brenda pesë viteve

Protestat në Serbi kundër Vuçiç, Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza. Evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

Situata e zjarreve në disa zona të vendit , ndërhyrje dhe kontroll

Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.