Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur takimin e tij të radhës me qytetarët e Fierit nga ku është pritur me pjesmarrjen e shumë qytetarëve dhge përkrahësve të tij ku të ekzaltuar e kanë pritur kryedemokratin me thirrjet “Rama Ik” dhe “Nuk ka zgjedhje pa PD”.
Në nisje të fjalës së tij, Basha i ka falenderuar të pranishmit për pjesmarrjen masive, si dhe për pritjen e jashtëzakonshme që sipas tij është një mesazh i qartë se shqiptarët janë kundër zgjedhjeve ku dominon krimi në kutitë e votimit.
“E gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë, ne nuk luftojmë për karrigen e pushtetit por për drejtësinë ndaj shqiptarëve, për votën e lirë. Ne luftojmë në këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh të pangopur e të babëzitur, e njëjta bandë kriminelësh të mos marrë më peng kryeministrin e radhës dhe qeverinë e radhës. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të ndalojmë njëherë e mirë fenomenin e shëmtuar të “Rilindjes” të kapjes së të gjithë pushteteve. Ne luftojmë ti japim fund tranzicionit dhe ti hapim rrugën e Shqipërisë Evropiane.
Ditën e sotme për të tretën herë radhazi, KE rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi luftuar çdo ditë për këtë që të kontrollohet korrupsioni, për ndarjen e balancimin e pushteteve, dhe ne e dëshirojmë hapjen e negociatave. Por nga ana tjetër ka 3 herë radhazi që nuk bëhet e mundur hapja e tyre sepse ka raporte të shërbimeve të tyrë sekrete për krimin e organizuar i lidhur me qeverinë, për korrupsionin, për vjedhjet me tenderat. Sot, Edi Rama duhej t’ju kishte kërkuar ndjesë shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë kur hapi shampanjën për hapjen enegociatave”, tha Basha.
Basha akuzoi kryemministri se ka frikë nga hapja e negociatave duke argumentuar se ka abuzuar me pushtetin. Ai shtoi se nëse Rama do të vendoste për njëherë të vetem në interes të shqiptarëve duhet të jepte dorëheqjen.
“Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian i Qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane.
Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin. Zgjidhja është e thjeshtë nëse Edi Rama një herë në jetën e tij, një çast në jetën e tij, do të vendoste interesin tuaj, për interesin e vendit, interesin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, jo të oligarkëve jo të banditëve, jo të vetës dhe pushtetit të tij, jo të pasurisë së tij, por interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Zgjidhja është e thjeshtë: largimi i tij i hapë rrugë zgjidhjes politike, një qeverie të integrimit europian që do të mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama dhe banda e tij, nuk i zbatojnë, sepse janë në konflikt interesi me to.
Zgjedhje të lira e të ndershme, dënimin e politikanëve të kapur me krimin në shitblerje votash.
Nuk ka vend që i hapen negociatat në BE pa zgjedhje të lira. Nuk ka vend në BE që i hapen negociatat me shitblerje votash me krimin.
Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga jonë drejt Bashkimit Europian”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/462911031143980/
(F.GJ/FAXWEB.AL