Për dy vrasjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Vlorë janë shoqëruar nga policia 20 persona. Nga atentati me kallashnikov mbetën të vrarë drejtori i OSHEE Roland Saliu dhe biznesmeni Erven Hyseni.
Mësohet se dje janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Po kështu policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi lëvizjet e autorëve dhe identifikimin e tyre. Ende nuk ka zyrtarisht një pistë të qartë se ku janë përqendruar hetimet por deri më tani dyshohet se Roland Saliu është vrarë aksidentalisht pasi nuk ka qenë symin i atentatorëve.
Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga Muze për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë dalë në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin tp “Volkswagen”. (J.V/Shuplaka)