Publikohet fotoja e viktimes së atentatit të mbrëmshëm në Vlorë. Marjen Xhaferaj, 37 vjeç, u qëllua gjashtë herë me pistoletë dhe mbeti i vrarë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe Policia bën të ditur se 37-vjeçari ishte në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person, i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Më pas autori është larguar në këmbë mes pallateve.
Viktima ka përdorur edhe disa emra të tjerë por jo me gjendje civile. Madje ai njihet edhe si person me precedent penal. Kjo foto është publikuar nga TvKlan.
INFORMACIONI ZYRTAR:
Më datë 30.07.2017 rreth orës 21:15, jemi njoftuar së në një lokal në Lungomare ka patur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se ka një person të vrarë.
Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha Njoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:
Shtetasi M.Xh.(O), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar më këmbë mes pallateve.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.
Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit.
Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)
Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (J.V/Shuplaka)