Deputeti demokrat Edi Paloka është pyetur lidhur me vrasjen e ndodhur mesditën e kësaj të mërkurë në zonën e “Ranës së Hedhun”, ku viktimë mbeti biznesmeni Ardian Nikulaj.
Për Palokën kjo vrasje dyshon se është politike, ndërkohë ka theksuar se Nikulaj në këto zgjedhje ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.
“Mendoj se vrasja ka qëllim poliitk. Në këto zgjedhje ai ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashë Fitojmë” megjithatë nuk dua të flas më tepër sepse duhet të kem informacion”, tha Paloka.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në rrugën e plazhit në Shëngjin, në ambientet e biznesit të Ardian Nukulajt, “Coral Shëngjin”.
Dy persona të maskuar janë afruar pranë restorantit në pronësi të biznesmenit 51 vjeçar dhe kanë hapur zjarr. Plumbat kanë qenë fatal për Ardian Nikulaj, pasi ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy vite më parë ai ka qenë kandidat për deputet me Partinë Social-Demokrate të Tom Doshit, ndërsa aktualisht kandidonte për këshillin bashkiak të Lezhës