Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur nga çadra për vrasjen mbrëmjen e djeshme të Artan Cukut. Sipas Bashës kjo qeveri nuk ka moralin dhe kurajon që të ngrejë zërin.
“Rama dhe Ministri i Brendshëm nuk kanë reaguar. Shteti nuk gjen kohë që të reagojë. Artan Cuku kontrikbut në Policinë e Shtetit, po u hodh në rrugë. Kaluan 12 orë nga vrasja e Artan Cuku , dhe s’ka reaguar ende shteti shqiptar. Kjo qeveri nuk ka moralin dhe kurajon që të ngrejë zërin.”, u shpreh Basha.
Discussion about this post