Policia e Elbasanit ka shoqëruar 30 anëtarë të familjes Çela të dyshuar se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e avokatit të Çapajve, Ravik Gurra i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit (lexo këtu).
Kujtojmë që Gurra ishte mbrojtës ligjor i familjes Çapja e cila është në një konflikt të përgjakshëm me familjen Çela në Elbasan, ky konflikt ka nisur para 10 vjetësh, ku kanë mbetur të vrarë me dhjetëra persona nga të dyja fiset .