13:04 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i avokatit të Shullazit, policia kryen shoqërimet e para

06:59 | 23/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Ravik Gurra mbronte Shullazin, ja çfarë deklaroi para 6 muajsh për çështjen

Pas ekzekutimit të avokatit Ravik Gurra,në qendër të Elbasanit, policia ka kryer edhe shoqërimet e para mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve dy persona të cilët shoqëronin avokatin Gurra dhe që janë edhe dëshmitarë të vrasjes së tij janë marrë në pyetje gjatë natës nga policia.

Mësohet se të shoqëruarit ishin juristi i bashkisë Elbasan Arben Hoxha dhe Astrit Telhollari mik i përbashkët i tyre. Personat e pyetur janë shprehur se gjithçka ndodhi papritur.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se autori është afruar në këmbë pranë Gurrës për ta ekzekutuar. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja ku e priste dhe një makinë tjetër, që më pas u dogj në dalje të Elbasanit.

Policia po heton pistën e hetimit “vrasje për shkak të detyrës” për Gurrën. Gurra kishte në dorë çështjen e vëllezërve Hysa. Avokati ka qenë i njohur edhe si avokat i fisit të Çapajve dhe Emiljano Shullazit. (Lexo ketu) 

Avokati ka një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e drejtësisë, gjë për të cilën ai kishte kryer edhe një specializim në Londër. Gurra po ashtu kishte edhe një zyrë avokatie në Londër, ku kishte zhvilluar aktivitetin e tij, para se të vendoste të kthehej në Shqipëri.

Ravik Gurra u ekzekutua me armë e tipit pistoletë me seliniciator. Zona ku ka ndodhur atentati ka qenë e paisur me kamera sigurie dhe e ndriçuar. Gurra u ekzekutua në një lokal në qendër të Elbasanit.

Për vrasjen reagoi dhe Dhoma e Avokatisë, e cila shpreh shqetësimin e saj duke argumentuar se veprime të tilla kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit të avokatit.

“Dhoma e Avokatise te Shqiperise,  nepermjet mediave u vu ne dijeni te vrasjes me arme zjarri te Avokat Ravik Gurra, antar i Dhomes te Avokatis Tirane, ajo e tronditur thelle nga kjo ngjarrje, me shqetesim dhe indinjate te thelle ju kerkon organeve ligjzbatuese duke i dhene perparesi gjetjes dhe venies para pergjegjesise te autoreve te kesaj vepre e cila vjen e behet cdo dite me prezente ne kercenim te jetes dhe shendetit ndaj avokateve, veprime qe kane marre pershkallzim ne rritje ndaj profesionit sa te nderua aq edhe fisnik te avokatit” deklaron Dhoma e Avokatisë./FAXWEB.AL

Etiketa: avokatgurrapista e hetimitRavik Gurravrasje ne elbasan
Pas

Humbja 2-0 ndaj Turqisë, Panuçi jep arsyet e dështimit të kuqezinjve

Para

Horoskopi i të shtunës/ Shenja që nuk duhet të bëjë lojëra me fatin

Para
HOROSKOPI. 16 GUSHT 2018

Horoskopi i të shtunës/ Shenja që nuk duhet të bëjë lojëra me fatin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA ndryshon qasjen diplomatike: Rubio u kërkon diplomatëve të mos komentojnë mbi drejtësinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

Kavajë, procedohen 2 shtetas për zënien e hapësirave publike në plazh

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publik

Tiranë/U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas

Situata përshkallëzohet në jug të Sirisë, përleshje dhe sulme ajrore izraelite në Damask

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

Kreu i ri i BKH-së: 7 kandidatët e përzgjedhur nga SPAK për fazën e radhës

Senatori amerikan Marco Rubio: Diplomatët të përmbahen nga komentet për drejtësinë ndërkombëtare

“Zinxhiri ka dështuar”, Rama kritikon institucionet për ndërtimet pa leje në Theth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.