Detaje të reja janë zbardhur nga rrëfimi i të vetëdorëzuarit Renato Milloshit lidhur me vrasjen e Elton Çiçës në maj të vitit 2016.
Milloshi ka zbuluar se të akuzuarin si autor të vrasjes së Çiçës, Jani Alian, e la në një lokal afër Bllokut me kërkesë të tij, por nuk kishte asnjë informacion se çfarë do të bënte miku i tij.
Ai ka rrëfyer në polici se për vrasjen mësoi pasi kishte ndodhur krimi.
“Që nga momenti që u ndamë pasi kishte kryer krimin, nuk kam biseduar më dhe as nuk e kam takuar Janin. Nuk e di se ku ndodhet, por nga disa miqtë e mi kam marrë vesh se ka kaluar jashtë vendit në mënyrë ilegale,” ka rrëfyer Renato Milloshi, përcjell “GSH”.
Policia akuzon Milloshin si personin që drejtonte mjetin me të cilin jani Alia shkoi për të kryer krimin dhe u largua me po me të njejtën makinë që rezultoi të ishte blerë vetëm pak ditë para ngjarjes. (XH.A/SHUPLAKA)