01:46 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, gazetari ”zbulon vrasësen” e tij: U nxorr në pritë…

08:58 | 19/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Nuk kam më shpirt”, klithmat e të fejuarës së Jurgen Kurtit. Si i shpëtoi dy herë drejtësisë

Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar përmes një statusi në facebook për vrasjen e mbrëmshme të 26-vjecarit Jurgen Kurti. Sipas tij vrasësja e vërtetë është “DREJTËSIA E KORRUPTUAR”.

Ai bën me faj autoritetet  të cilat nëse do kishin zbatuar ligjin do të shmangnin ngjarjen e mbrëmshmë.

”Jurgeni duhet të ishte dënuar për të paktën një nga ngjarjet e krimit në të cilat ai ishte përfshirë”, shprehet gazetari.

Sipas gazetarit përmes parave Jurgen Kurti ka korruptuar drejtësinë, për të dalë i pafajshëm.

”Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxorri këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes”, shkruan më tej Dyrnjaja.

Statusi i plotë i gazetarit:

Një mësim nga një vrasje!

Tirana u trondit mbrëmë nga vrasja e një 26 vjeçari në pragun e shtëpisë së tij. Sapo lexon rreshtat e parë të lajmit, keqardhja është ndjenja që pushton natyrshëm çdo kënd. Pastaj lind kureshtja se kush ishte viktima dhe ndërsa fillon e lexon bëmat e jetës së tij duzimet për keqardhjen nisin e shtohen.

26 vjeçari ishte i famshëm për jetën luksoze, por fama e tij mori një dimension tjetër 3 vjet më parë kur u njoftua se kishte vrarë babait e tij, krim që u pasua nga një tjetër vrasje në Durrës, ku u vra qiramarrësi i dyqani të tij. Në të dyja rastet ai i shpëtoi drejtësisë pa dënim. Mbrëmë rrethanat ishin përmbysur fatalisht për të riun, që e vranë në prag të shtëpisë. Thuhet se e vranë dy persona. Por në fakt vrasësja e vërtetë e tij është “DREJTËSIA E KORRUPTUAR”.

Ai nuk do ishte vrarë mbrëmë sikur drejtësia ta dënonte të paktën për njërin nga krimet ku minimalisht ishte pjesëmarrës edhe sikur të mos ishte protagonist sikurse mendohet se ka qenë. Nëse do të ishte duke vuajtur dënimin në burg kishte të garantuar jetën dhe një mundësi rehabilitimi. Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxorri këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes. Ndaj sot akuza publike për vrasjen e tij shkon për drejtësinë, që me dorezat e korrupsionit merr jo vetëm para, por edhe jetë njerëzish si kjo e këtij 26 vjeçari e shumë të tjerëve si ai!

 

 

Etiketa: denis dyrnjajaJurgen KurtiVrasje ne Tirane
Pas

Iu gjet drogë brenda televizorit, arrestohet 31-vjeçari. Po udhëtonte drejt…

Para

Sherr mes menaxherit të lokalit dhe klientit në Elbasan, regjistrohen të shtëna me armë

Para
Të shtëna me armë zjarri, një i vdekur dhe një i plagosur

Sherr mes menaxherit të lokalit dhe klientit në Elbasan, regjistrohen të shtëna me armë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.