11:30 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, zbulohet foto e vrasësit

20:45 | 29/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja që tronditi kryeqytetin, Policia po heton në 2 pista

Personi që shihni në foto është Klodian Bane, 38-vjeçari nga Patosi, që sipas policisë është i  dyshuari  kryesor për vrasjen e Jurgen Kurtit. Bane dyshohet se mbrëmjen e 18 Marsit, ka qëlluar ndaj 26-vjeçarit.

Emri i Banes u zbulua nga njëri prej 3 personave që janë arrestuar nga Policia e Tiranës si bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit pranë stadiumit ‘Dinamo’.

Klodian Bane është personi që është shpallur prej disa ditësh në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, i cili dyshohet të jetë edhe ekzekutori i tij.

Ndërkohë të mërkurën e kaluar nga Policia u arrestuan Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi, të tre banues në qytetin e Fierit (lexo këtu).

Ende nuk ka një motiv të deklaruar nga ana e Policisë për ngjarjen e ndodhur, ndërsa është zbardhur dhe dinamika që kanë ndjekur të rinjtë gjatë ekzekutimit.

Vrasja e Jurgen Kurtit u krye në datën 18 Mars në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet, poshtë pallatit ku 26-vjeçari jetonte së bashku më të ëmën e tij.

Kurti ishte një person i njohur për mediat dhe policinë, pasi ai kishte qenë i përfshirë më herët në vrasjen e të atit dhe të Agim Arapit në qytetin e Durrësit. Për të dyja këto ngjarje ai ishte shpallur i pafajshëm nga ana e Gjykatës.

Disa ditë pas vrasjes u shpall në kërkim dhe djali i Agim Arapit, po ai i mohoi akuzat që të kishte gisht në këtë ngjarje, duke sqaruar se nuk kishte ardhur në Shqipëri që prej muajit Janar të këtij viti. (Lexo ketu) 

(F.GJ/FAXWQEB.AL)

 

Etiketa: Jurgen Kurtiklodian banezbolohet foto
Pas

Minoritetit grek po i ‘vidhen tokat’, kërcënon Tsipras: Veto për Shqipërinë

Para

Pezullon koncertin, shkak gjendja e rënduar mendore, fituesi i ‘X Factor’: Do e shlyej këtë gabim

Para
Pezullon koncertin, shkak gjendja e rënduar mendore, fituesi i ‘X Factor’: Do e shlyej këtë gabim

Pezullon koncertin, shkak gjendja e rënduar mendore, fituesi i 'X Factor': Do e shlyej këtë gabim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

Zbardhen emrat e 25 të arrestuarve në megaoperacionin “Blloku 33” /Të dyshuar për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë

Tiranë/ Finalizohet megaoperacioni “Blloku 33”, goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në lokalet e natës – 25 të arrestuar, 8 të shpallur në kërkim

Durrës/ Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari

Durrës/ Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme në Currila, procedohen 2 shtetas

Orban paralajmëron: Rënia e qeverisë iraniane do të shkaktonte destabilitet në Lindjen e Mesme

Tregu i fondeve të investimit në rritje: Mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë të 2025-s

Lufta Izrael-Iran/ Shpërthime në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, rritet numri i raketave iraniane drejt Izraelit

Raketat ruse godasin Odesën, 86 dronë sulmojnë qiellin e Ukrainës gjatë natës

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.