Një vrasje me armë ka ndodhur në Rrëshen gjatë ditës së sotme, ndërsa viktima dyshohet të jetë Kastriot Reçi, pronar i një televizioni lokal në Mirditë.
Mësohet se Reçit i kanë vrarë dhe vëllanë dy dite më parë në Romë, në një ekzekutim që dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve për pazaret e drogës.
Po ashtu nëse sheh profilin e tij në rrjetet sociale, Kastrioti është i afërm me Eduart Reçin, biznesmenin që u shua nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Reçi ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook ku shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kushëririt. “Lamtumirë kampion! Familja që ju krijuar ishte dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”, shkruante Kastriot Reçi.
Kujtojmë se vajza e Eduard Reçit, u tha në media se ishte e fejuara e Greg Ramës, djalit të kryeministrit shqiptar.