03:57 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i Martinajt e miqve të tij, zbardhen detajet/ Ja si kanë vepruar vrasësit

17:54 | 21/07/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyshohet se vranë policin e FNSH, shkaku i atentatit me 3 viktima në Fushë-Krujë, kush ishte objektivi (FOTO viktima)

Viktima, Brilant Martini

Mesditën e së dielës së shkuar, tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, u ekzekutuan pranë mbikalimit të Fushë Krujës, në një atentat të mirëorganizuar.

Hetimet e deritanishme nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi autorët e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshimet janë se grupi i vrasësve ka qëndruar në gadishmëri, rreth 50 minuta, në një xhep të rrugës pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.

Automjeti me të cilin udhëtonin viktimat dyshohet të jetë ndjekur në distancë, madje edhe gjatë kohës kur viktimat kanë mbëritur te një restorant buzë rrugës nacionale në fshatin Arrameras.

Në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, nuk është identifikuar nga policia kriminale.

Nga raportimet mediatike, që i referohen burimeve të grupit hetimor, drejtuesi i këtij automjeti po hetohet me dyshimet se mund të jetë njeriu që ka informuar skuadrën e vrasësve me pagesë, e cila qëndronte në gadishmëri në anë të rrugës, pa shkuar në mbikalimi i Fushë-Krujës. Qëllimi i vizitës në këtë fshat, ka qënë për faktin se Brilanti dhe Vata, kishin lënë një makinë për ta rregulluar. Sipas burimeve nga policia, makina ishte bërë gati, por puntorët nuk i kishin vendosur ende 4 gomat.

Ndaj Martinaj e Vata janë larguar, siç rezulton nga pamjet filmike por edhe dëshmitë e punonjësve të servisit. I vetmi person që pamjet filmike, nuk kanë arritur ta kapin dhe nuk identifikohet nga punonjësit e servisit, është pikërisht shoferi i makinës me targa gjermane. Policia thotë ky person ka qëndruar brenda në makinë dhe nuk ka zbritur për asnjë moment nga mjeti, ndaj dhe nga kamerat nuk identifikohet. Me këtë mjet dhe këtë person ende të paidentifikuar, Vata dhe Martinaj janë kthyer sërisht në parkimin e restorantit në Arrameras.

Aty ka shkuar miku i tyre Besmir Hoxha, me të cilin janë nisur drejt Laçit. Të gjitha këto lëvizje të tyre, dyshohet se janë vëzhguar nga autorët. Teksa “Passati” Gri, ku udhëtonin Besmir Hoxha në timon, Brilant Martinaj pasagjer, dhe Diklen Vata pasagjer, ka kaluar para syve të 4 vrasëve që qëndronin në gadishmëri, ata i janë vënë nga pas.

Pikërisht në mbikalimin e Fushë-Krujës, “Passati” i Zi i autorëve parakalon “Passatin” ngjyrë Gri të viktimave, duke i dalë para dhe qëndruar në mes të rrugës. Pikërisht në këtë moment rezulton të kenë zbritur nga makina 3 persona, duke hapur zjarr menjëherë. Besmir Hoxha dhe Briland Martinaj, kanë mbetur të vdekur në vend, duke mos pasur mundësi të reagojnë.

I vetmi që ka dalë nga makina ishte Diklen Vata, i cili është vrarë disa metra më larg. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Laçit, duke djegur makinën. Më pas dyshohet se ata janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Kosovës.

Pas

Nipi i Ricky Martin tërheq mbrapsht akuzat për incest në gjykatë, këngëtari latin shpallet i pafajshëm

Para

Draghi dha dorëheqjen, Italia shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 70 ditëve

Para
Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë për BE-në

Draghi dha dorëheqjen, Italia shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 70 ditëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.