Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Kavajë, ku 24-vjeçari Musa Saraçi theri me thikë taksistin 65-vjeçar Idriz Karriqi.
Policia ka vënë në pranga shtetasin 45-vjeçar Alush Batusha, banues në Rrogozhinë, i cili i bleu mjetin autorit Musa Saraçi. Mësohet se Batusha e ka blerë mjetin për 27 mijë lekë të reja, por të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, bëhet me dije se është gjetur dhe sekuestruar arma e krimit në vendngjarje.