Ndërsa ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorëve të atentatit të mbrëmshëm te “Kodra e Diellit”, dyshohet se motiv i krimit të jetë hasmëria.
Kujtojmë se 39 vjeçari Briken Sanaj u vra mbrëmjen e djeshme me një breshëri kallashnikovi nga autorë të cilët u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.
Shumë persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
Sipas Ballkan web, Sanaj ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje.