23:58 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutimi i Tonin Gjinit nga vrasës me pagesë, zbulohen pistat e hetimit

10:51 | 13/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vritet në atentat ushtari i Met Kananit, dy emrat që përdorte, dhe burgu për drogën

Detaje të reja janë mësuar nga hetimet lidhur me vrasjen e Tonin (Armando) Gjinit, mesditën e djeshme në qendër të Rrëshenit.

Burime bëjnë me dije se pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por nuk përjashtohet as mundësia e një konflikti me grupin e Met Kananit, në të cilin Gjini ka qenë i përfshirë.

Shkak për këtë mund të jetë bërë fakti se ai doli nga burgu pak ditë pas arrestimit të tij si pjesë e grupit prej 37 personave të arrestuar.

Lidhur me vrasjen e tij janë shoqëruar 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë sërish të lirë. Sipas burimeve familja e Gjinit është e përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën, dhe kjo nuk përjashtohet si mundësi për vrasjen.

Ajo që tashmë duket e sigurt është fakti se vrasja e Gjinit është kryer nga ekzekutorë me pagesë, pasi saktësia në qitje, dhe shmangia e një tragjedie, që mund të përfshinte fëmijët e 48-vjeçarit, tregojnë se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë.

Met Kanani, ose “Met shqiptari”  siç njihej nga Turqit, apo me emrin “Eskobari shqiptar”, u kap nga autoritetet turke teksa priste një ngarkesë kanabisi prej 1.1 ton me vlerë 5 mln euro. Met Kanani shfrytëzonte vende si Shqipëria dhe Maqedonia për të dërguar drogën në Turqi. Rrugë kalimi ishin edhe Greqia me Italinë. Ndërsa nga Afganistani trafikonte në Turqi heroinë dhe nga aty droga e fortë shpërndahej në tregun europian.

Sipas mediave në Turqi, Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det.

Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: Met Kananipistat e hetimittonin armando gjinitonin gjini
Pas

Shikoni çfarë bën populli rumun, 440 të plagosur jo për “Monën dhe Lulin”

Para

Dy ishujt më të shtrenjtë në botë… vetëm një gjë është falas!

Para
Dy ishujt më të shtrenjtë në botë… vetëm një gjë është falas!

Dy ishujt më të shtrenjtë në botë… vetëm një gjë është falas!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.