14:53 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Ekzekutimi i tropojanit në Vlorë për kanabis? Flet kunati i tij

11:56 | 23/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekzekutimi i tropojanit në Vlorë për kanabis? Flet kunati i tij

Vrasja e i Fatjon Sinanit 3 ditë më parë në banesën e tij në Vlorë, mund të ketë ardhur për shkak të përfshirjes së tij në kultivimin e kanabisit. 

Kjo ishte një nga pistat e mundshme që dyshohej se u bë shkak për vrasjen e 40-vjeçarit nga Tropoja, shkruan Panorama. Në fillim u dyshua se Sinani kishte punuar si roje për një parcelë me kanabis gjatë vitit të kaluar, e cila u asgjësua nga policia.

Dyshimet se mund të kishte vënë në dijeni policinë, mund të ketë çuar në hakmarrjen e kultivuesve të drogës. Por kunati i tij, po edhe vetë policia kanë hedhur poshtë një pistë të tillë.

“Nuk e dimë se kush e vrau”,- shprehet kunati i tij -“por Fatjoni nuk është marrë ndonjëherë me veprimtari të tilla. Nëse do të ishte kështu, nuk do të ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe të kërkonte për çdo ditë punë në sheshin “Omonia”. Madje edhe qiranë e shtëpisë e paguanin të afërm të tij, pasi Fatjoni dhe e shoqja nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar”.

Drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës kanë konfirmuar se pista në të cilën po hetohet mbetet vetëm ajo e së kaluarës së tij në Tropojë, ku po kërkohet të gjenden informacione apo detaje që mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e cila për momentin mbetet ende mister.

Pritet të merret edhe dëshmia e gruas së Fatjon Sinanit, e cila që prej momentit të krimit ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Kanabisvlore
Pas

Veliaj përfiton nga situata, i sjell një tortë Rudinës gjatë intervistës

Para

”Shqipëri! Shqipëri!”, fushatë apo ndeshje futbolli?! PAMJET E RAMËS dje në Tiranë

Para
”Shqipëri! Shqipëri!”, fushatë apo ndeshje futbolli?! PAMJET E RAMËS dje në Tiranë

''Shqipëri! Shqipëri!'', fushatë apo ndeshje futbolli?! PAMJET E RAMËS dje në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.