Në pamjet e siguruara më sipër është momenti kur familjarët shohin trupin e pajetë të 33 vjeçarit Madrid Ulqinaku i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua me armë nga 20 vjeçari, Klajdi Shaholli.
Ngjarja e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Elbasanit, teksa Ulqinaku u ekzekutua pranë automjetit të tij të parkuar, menjëherë sapo doli nga lokali ku kishte pasur një konflikt për motive të dobëta.
Ndërkohë autori, Klajdi Shaholli është ende në kërkim. Policia ka zhvilluar kontrolle të shumta për kapjen e tij, por deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë.
Viktima, Ulqinaku jetonte në Itali ku edhe punonte prej vitesh, ndërsa gjithashtu siguronte trajtimin e vajzës së tij autike e cila merr mjekimin nga mjekët italianë.
Discussion about this post