Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i 53-vjeçarit, Fatbardh Lici i cili u vra mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Guerile’ të Shkodrës.
Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë “të fala” viktimës. Kështu është shprehur një dëshmitar që ishte aty pranë, raporton ABC News, i cili vetëm kaq kishte mundur të dëgjonte.
Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit “Scorpion”. 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë.
Kujtojmë se viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës, nderkohe qe shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.
Informacioni i policisë:
“Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.
Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”
(E.V/faxweb.al)
Discussion about this post