Policia e Elbasanit ka shoqëruar rreth 25 persona në lidhje me ekzekutimin mafioz të 41-vjeçarit Everest Çekës, ku u plagos dhe bashkëshortja e tij Silvana Çeka.
Ngjërja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20:10 në lagjen Skënderbej të qytetit të Elbasanit. Atentatorët paraprakisht dyshohet se janë vrasës profesionist me pagesë, çka e dëshmon dhe përpikmëria në ekzekutimin e 41-vjeçarit dhe zhdukja pa lënë gjurmë. Vendi i zgjedhur për ekzekutimin e Çekës nuk ka asnjë kamer sigurie dhe me një ndriçim të dobët, duke bërë që të vetme dëshmi ku mund të bazohen hetuesit të jenë ajo e bashkëshortes dhe një banori të lagjes , i cili ndodhej rastësisht aty pranë në makinën e tij duke pritur për të shoqëruar të ëmën e tij për ta shoqëruar në banesë.
Atentatorët dyshohet se i kanë zënë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën 41-vjeçarit pak çaste pasi ai dhe bashkëshortja kishin dalë nga shtëpia e prindërve të saj në lagjen Skenderbej. 41-vjeçari ka qenë duke qarkulluar me një makinë tip ‘Opel’, e cila është larguar me karroatrec nga vendi i ngjarjes, vetëm pasi ekspertët e kriminalistikës këqyrën çdo provë të mundshme. Po ashtu mësohet se viktima mori një plumb në kokë dhe një në gjoks, ndërsa gjeti vdekjen e menjëhershme në timon.
Kujtojmë se Çeka është djali i tezes së Arjan Spahiut, person i ekzekutuar në muajin nëntor në Belgjikë. Spahiu rezulton se ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë.
Ndërkohë që Everest Çaka ka humbur gjithashtu dhe vëllain e tij si pasojë e një ekzekutimi me armë në Barcelonë.
Bëhet me dije se Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Indrit e Erjon Alibeajt. Ky i fundit është i arrestuar si organizator i vrasjes së Renis Rugaj dhe Emiljano Ramadani.
Ndërsa Indrit Alibeaj mbeti i vdekur në Dhjetor të 2018 në një atentat në rrethrrotullimin e Bardasheshit. Në këtë atentat mbeti i vdekur edhe xhaxhai i tij Arbër Dylgjeri dhe një shtetas turk.