Do të përcillet sot për në banesën e fundit 42-vjecari Shkëlzen Kastrati, i ekzekutuar të hënën e 1 shkurtit në Fier.
Babai i katër fëmijëve mbeti i vrarë në një atentat mafioz në hyrje të qytetit të Fierit në vendin e njohur si “ Rotondua e Sheqit” ndërsa autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në orën 10:30 të paradites, ndërsa trupi i pajetë i Shkëlzen Kastratit qëndroi brenda automjetit tip “Mercedes Benc” për më tepër se një orë.
E ndërsa blutë e Fierit zbarkuan në vendin e ngjarjes, pak kilometra larg tij, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltëzës”, në by passin Fier- Levan, u gjet e djegur një makinë tip Range- Rover me targa greke, e përdorur nga autori i ngjarjes, brenda të cilës edhe një arme zjarri tip Scorpion me silenciator, që mendohet u përdor për ekzekutimin e 42 vjecarit.
Pak ekzaminimit të trupit të Kastratit, rezultuan se goditjet kanë qenë në pjesën e krahut, ndërsa një plumb e ka goditur në kokë.
Pas ngjarjes, janë shoqëruar në Policinë e Fierit dhe janë marrë pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kanë treguar cfarë kanë parë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në këtë zonë, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Edhe pse ende nuk ka një pistë te saktë, mendohet që hasmëria dhe konfliktet e vjetra mund të kenë cuar në ekzekutimin e 42 vjecarit, vetëm pak metra larg biznesit të tij dhe në një rrugë që e frekuentonte pothuajse përditë.
Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet, së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi i identifikuar si Granit Kasaj.
Por konfliktet janë më të hershme. Ato kanë nisur që rreth vitit 2000, ku më pas janë vrarë 3 të afërm të viktimës së kësaj të hëne, ndërkohë që për zbardhjen e kësaj ngjarje janë duke u marrë dhe hetues nga Tirana.
Klement Kastrati, vëllai i viktimës që u ekzekutua dje, ka qenë gjithashtu i arrestuar nga policia për gjobvënie dhe trafik droge në Belgjikë dhe në Hollandë, ndërsa i ka pasur përplasjet të vazhdueshme me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit në Fier, Altin Binjakun.
(E.K/Faxweb.al)