Një 25-vjeçar në Tropojë me iniciale R.A është ekzekutuar me armë zjarri ndërsa po kulloste bagëtitë në malin e fshatit Luzhë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.
Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (B.H/Faxweb)