Ekzekutohet me armë zjarri një shqiptar në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së ditës së sotme, në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.
Policia e zonës ka marrë një telefonatë nga banorët të cilët kanë njoftuar se janë dëgjuar disa të shtëna me armë.
Pasi kanë shkuar në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare.
Emri i tij nuk është bërë i ditur nga mediat spanjolle, por viktima është rreth 43 vjeç. Ai kishte disa plagë në trup të shkaktuara nga armët e zjarrit.
Policia spanjolle ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e këtij krimi dhe për të identifikuar autorin e vrasjes së shqiptarit.