Një person është ekzekutuar pak minuta më parë në Mirditë.
Burime për Fax web.al bëjnë të ditur se është ekzekutuar në qendër të Rrëshenit, Armando Gjini, i cili njihet edhe me emrin Tonin Gjini, 48-vjeç.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia është vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.
Vrasja ka ndodhur në kryqëzimin kryesor të qytetit, në sy të kalimtarëve të shumtë, dhe ka shkaktuar panik në të gjithë Rrëshenin.
Sipas burimeve mësohet se shtetasit në fjalë pak muaj më parë, i është vendosur lëndë eksplozive në makinë, e cila ka shpërthyer, por nuk pati të dëmtuar në njerëz.
Viktima Tonin Gjini sapo kishte lënë mjetin për të dërguar fëmijët në shkollë, ndërkohë që i ishte vendosur tritol në të.
Mirditë / Informacion paraprak
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.
(M.Q/Faxweb.al)