Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për autorët e vrasjes në Dajç, ngjarje e ndodhur kjo rreth 1 vit më parë.
Gjykata ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Miklovan Parubin, ndërsa bashkëpunëtori Marçel Pijati është dënuar me 3 vite burg.
Miklovan Parubi vrau me një armë zjarri të siguruar nga Pijati 2 persona.
Ai vrau brenda një lokali pronarin, Arjet Saiti dhe Gacalin Kopështin.
Parubi ka plagosur gjithashtu edhe 4 persona të tjerë.
Nën efektin e alkoolit ai ka shtënë me breshëri plumbash duke lëshuar mbi 38 plumba mbi viktimat.
(F.G/Faxweb.al)