Hetimet për ekzekutimin e ish-drejtorit të Policisë së Qarkut të Vlorës vazhdojnë ende. Nga mbledhja e provave të deritanishme, nga kamerat e sigurisë, nga një telefonatë, duket se hetimi është në rrugë të mbarë.
Dyshimet bien mbi një person me precedentë penalë të mëparshëm, për të cilin emri i dhënë nga telefonuesi dhe portreti i tij në video, kishin një përputhje të madhe. Sipas një portali online, i dyshuari për ekzekutimin e Cukut, me precedent penalë të mëparshëm, rezulton të ketë qenë i arrestuar në Vlorë gjatë periudhës kur Artan Cuku ka qenë drejtor policie.
Nisur nga këto dyshime, ADN-ja e tij po krahasohet me atë që u gjet nga provat biologjike në zonën ku u vra ish-komisari. Nga rezultatet do të përcaktohet nëse do të vijojë apo jo hetimi në këtë pistë.
(XH.A/SHUPLAKA)