16:36 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutuan biznesmenin Begalla në mes të bllokut, kush janë dy autorët (FOTOT)

12:33 | 26/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekzekutuan biznesmenin Begalla në mes të bllokut, kush janë dy autorët (FOTOT)

Policia ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla.

Fax News raporton se ata u identifikuan pasi kamerat i kanë kapur kur kanë hipur në një makinë tip ‘BMW’ të zezë pas vrasjes. Makina ishte me targa të huaja, por është identifikuar nga policia, e cila ka arritur te gjurmët e autorëve.

Dy të arrestuarit janë:

Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Denis Demiri është një person me precedent penal, pasi ka qenë arrestuar edhe në 2012 për tentativë vrasje në Tiranë, ndërsa pak kohë më parë është liruar nga burgu. Gjithashtu gjatë operacionit është sekuestruar edhe makina me të cilën dy autorët u larguan pas vrasjes së Memli Begallës dhe 9 telefona. Memli Begalla u ekzekutua me silenciator poshtë pallatit ky banonte në zonën e Bllokut në Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet. Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:- Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.
Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: ardian seresziarrestimbegalladenis demirivrasje
Pas

E FUNDIT/“Krimi përdor diçka më të sofistikuar se armët..”, mesazhi i De Rahos në takimin me kryeprokuroren Marku

Para

Kush është Denis Demiri, ekzekutori i biznesmenit Begalla, që përgatiti vrasjen në 2012

Para
Zbulohen pamjet, autori i vrasjes së biznesmenit në ‘Bllok’ ishte veshur me…

Kush është Denis Demiri, ekzekutori i biznesmenit Begalla, që përgatiti vrasjen në 2012

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hapet të shtunën tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Drejt finales së Champions, Totti: Në këtë ndeshje jam tifoz i Interit

Kryeministri izraelit akuzon Starmer dhe liderët perëndimor, Netanyahu: Jeni në anën e gabuar të historisë! Po inkurajoni Hamasin të luftojë përgjithmonë

Kallas mbyll në Mitrovicë vizitën në Kosovë: Erdha për të parë me sytë e mi situatën

Moti i keq, shkatërrim në jug të Francës! Viktima e të zhdukur/ Goditet dhe Australia

Skandal në Korenë e Veriut, anija luftarake fundoset para syve të Kim Jong-un: Akt kriminal!

Policia intensifikon kontrollet/ Elbasan, vendosen 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve

Përfundon kursi i lartë i XV i sigurisë dhe mbrojtjes, ministri Vengu: Pjesë e vizionit tonë për FA moderne

Mes tensioneve, SHBA dhe Irani rinisin raundin e pestë të bisedimeve bërthamore në Romë

Nuk ka kontestime, miratohen tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore në këto zona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.