Dy persona janë arrestuar nga Policia e Irlandës së Veriut për vrasjen e gazetares Lyra McKee.
Lajmin e bënë me dije ABC News sipas së cilës dy adoleshent të moshës 18 dhe 19 vjeç, u arrestuan këtë të shtunë si përgjegjës për të ashtuquajturin “akt terrori”, i cili tronditi britanikët.
Gazetarja investigative McKee u qëllua për vdekje teksa ishte duke mbuluar protestat e dhunshme në qytetin e Derry.
Pak përpara se të qëllohej me armë, McKee kishte shkruajtur në rrjetet sociale për protestat: “Sot në Derry. Absolutisht një çmenduri.” 29 vjeçarja u vra me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes, 70 milje në perëndim të Belfast nga persona të cilët policia i ka konsideruar si antar të një grupi terrorist.