Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e emigrantit shqiptar në Gjermani, i cili mëngjesin e ditës së djeshme u ekzekutua me armë zjarri në sy të së bijës.
Policia ka arritur të zbulojë motorin që kanë përdorur atentatorët për të ndjekur 46-vjeçarin deri në shkollën e së bijës.
Sipas mediave gjermane, motori tip “Kavasaki” është gjetur në qytezën Bad Fallingbostel pas një restoranti “Mc.Donald”, i fshehur në një shkurre.
Pavarësisht se mjeti i tyre është gjetur, policia akoma nuk ka arritur dot të identifikojë autorët.
Mediat gjemane raportojnë se shqiptari, ishte duke marrë vajzën nga shkolla, kur dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.
Kjo ngjarje ka shokuar gjithë komunitetin, sidomos prej faktit se ka ndodhur në një ambient plot me nxënës.
Autoritetet gjermane kanë marrë masa që fëmijët që ndodheshin në skenën e krimit të nisin konsultat me mjekë psikologë.
Policia dyshon se atentatorët janë shqiptarë dhe krimi të jetë kryer për motive hakmarrjeje.
Kjo pasi viktima, ka punuar më parë në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe, ai ka rrahur një të ri, i cili më vonë ndërroi jetë.
Për këtë ngjarje, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u dënua edhe me 1 vit burg.
Pasi u lirua nga burgu, 46-vjeçari ka kërkuar azil në Gjermani ku ka emigruar me gjithe familjen, pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta. Ndaj edhe policia gjermane beson se vrasja mund të jetë e porositur nga Shqipëria.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”685″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]https://www.youtube.com/watch?v=j4HHrJxahf8#action=share