Pas hedhjes së shortit të La Liga, tani janë mësuar edhe data se kur do të luhen El Classico.
Sfida e parë mes Real Madrid dhe Barcelonës në kampionat do të zhvillohet në fundjavën e 25-26 tetorit, takim ky i programuar të mbahet në “Santiago Bernabeu” dhe i vlefshëm për javën e 10-të.
Ndeshja tjetër do të luhet me 9-10 maj 2026, në Camp Nou. Barcelona dhe Real Madrid do të rivalizojnë për titull kampion në sezonin e ri futbollistik.
Ashtu si në çdo edicion, pritshmëritë janë të mëdha për të dyja skuadrat.