Prestigjozja spanjolle “El Confidencial” në një artikull kushtuar rrjeteve të drogës ë mafies italiane dhe që kanë lidhje edhe në Shqipëri, i është referuar vendit tonë si “Kolumbia e Europës” prej nga Cosa Nostramerr drogë.
“Droga, e prodhuar në Shqipëri, që vitet e fundit është quajtur “Kolumbia e Europës” nga roli në rritje e bandave të tyre në trafikun ndërkombëtar”, shkruan prestigjozja spanjolle.
Artikulli citon një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze, Antonio Ingroria I cili shprehet se “Duhet ta kuptojmë që historikisht krimi shqiptar nuk ka pasur një lidhje direkte me Cosa Nostra-n, siç ka ndodhur me Sacra Corona Unita-n të Pulias apo Ndragetën kalabreze,”
Por më poshtë ai shton se po krijohet integritet më i madh mes grupeve mafioze “Mund të arrihet në përfundimin se po krijohet një integritet më i madh mes grupeve mafioze italiane”.
Në nëntor të vitit 2016, Policia e Shtetit italian publikoi një artikull mbi shkatërrimin e një rrjeti kriminale me bazë në Milano që importonte drogë nga Peruja dhe Shqipëria, e më pas shitej në Sicili e Holandë. Dukej si një nga operacionet e shumta policore të kryera në Itali çdo ditë. Operacioni i nisur në vitin 2013, falë hetimeve të DIA-s (Drejtorisë së Hetimeve të Antimafias) zbuloi se dhe përfaqëuesin e familjes mafioze të Calollo Palermos, djal i i një bosi të rëndësishëm të mafias siciliane, që fshihte një miqësi të pashembullt të Cosa Nostra-s me grupet kriminale në Shqipëri.
DIA, raportoi se ishin regjistruar sinjale të aktivitetit të Cosa Nostra-s edhe në vendin e vogël ballkanik. Pak kohë pas operacionit të njohur “Rubens”, që çoi në arrestimin e 6 personave në Katania, u sekuestruan edhe 1 ton marijuanë në territorin shqiptar. Droga, e prodhuar në Shqipëri, që vitet e fundit është quajtur “Kolumbia e Europës” nga roli në rritje e bandave të tyre në trafikun ndërkombëtar, kishte lundruar përgjatë rrugës së vjetër detare të kontrabandës së cigareve nga Ballkani në brigjet e rajonit italian të Pulias dhe pastaj në rrugë tokësore transportohej në Kalabri, kryesisht nga dy grupet mafioze Sacra Corona Unita dhe Ndrangeta. Nga Kalabria, narkotikët përfundimisht dërgohen në Sicili.
Këto ishin shenja që diçka e re po eksperimentohej. “Duhet ta kuptojmë që historikisht krimi shqiptar nuk ka pasur një lidhje direkte me Cosa Nostra-n, siç ka ndodhur me Sacra Corona Unita-n të Pulias apo Ndragetën kalabreze,” kujton Antonio Ingroria, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze. Sipas tij kjo është edhe çështje gjeografike, pasi brigjet e Shqipërisë janë më afër rajonit të Pulias në distancë, ndërsa për Sicili ka largësi më të madhe.
Ish-prokurori Ingroria shton: “Mund të arrihet në përfundimin se po krijohet një integritet më i madh mes grupeve mafioze italiane”, thotë ish-prokurori.
ARTIKULLI: https://www.elconfidencial.com/mundo/2017-12-27/amistades-cosa-nostra-albania-la-colombia-europa_1496076/
(B.H/Faxweb)