Mbrëmjen e kaluar Faxweb.al transmetoi një ngjarje e cila kishte të bënte me një të ri që është ndaluar në qytetin e Elbasanit që qarkullonte me një makinë tip “Porsche”, në të cilën mbante rreth 30 mijë paund të padeklaruara.
Nqë lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar blutë e Elbasanit të cilët bëjnë me dije se është ndaluar A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat në mjetin e të cilit janë gjendur dhe sekuestruar 40 mijë paund
Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht.
Njoftimi i plotë: Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, si dhe për goditjen e informalitetit. Qarkullonte me automjet duke mbajtur me vete një sasi të madhe në paund, procedohet penalisht poseduesi i tyre, për mosdeklarim në kufi dhe fshehje të të ardhurave.
Sekuestrohen 40 mijë paund. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Policisë Rrugore, në vendin e quajtur Bradashesh, në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave “Për kontrollin e territorit dhe personave me precedent kriminal që mbajnë armë pa leje” kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një automjet, drejtuesi i të cilit dyshohej se mund të merrej me veprimtari të kundërligjshme.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të mjetit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë paund, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.
Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është proceduar penalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post