Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka sekuestruar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, për analiza të mëtejshme pasi dyshohen si të kontaminuara.
Malli i sekuestruar është gjetur në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në subjektin e shtetasit E.L.42-vjeç, i cili akuzohet për “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.
“Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në bashkëpunim me A.K.U, në lagjen “5 Maji”, në subjektin fizik të këtij shtetasi i cili tregton e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i pa pajisur me liçensë nga Q.K.L, si dhe pa etiketë produkti.
Në këtë subjekt u bllokuan nga specialistët e A.K.U-së, 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, për analiza të mëtejshme pasi dyshohen si të kontaminuara.”-njofton Policia.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post