Përveç arrijes historike të kalimi të 4 tureve dhe kualifikimit në Europa League, suksesi i Skënderbeut ka ndikuar që në Shqipëri të vijë teknologjia e re e vijës së portës, për herë të parë në Shqipëri.
Klubi korçar ka bërë të ditur se në ndeshjet e fazës në grupe, UEFA do të përdorë teknologjinë e vijës së portës, ndaj në stadiumin “Elbasan Arena”, ku korçarët do të presin rivalët e tyre, do të instalohen pajisjet përkatëse.
Njoftimi i Skënderbeut:
Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Europa League sjell ‘Goal Line Technology’ në ‘Elbasan Arena’.
Risia e UEFA-s do te instalohet për herë të parë në Shqipëri në ‘Elbasan Arena’. Kusht i domosdoshëm i miratuar sezonin e kaluar që çdo stadium duhet ta ketë të instaluar.
Brenda javës së ardhshme, drejtues të klubit, të asistuar edhe nga përfaqësues të FSHF-së do të presin të dërguarit e UEFA-s për të bërë inspektimin dhe javën e parë të Shtatorit do nisë instalimi. (B.H/Shuplaka)