07:26 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Elbasan/ Arrestime dhe procedime për krime mjedisore, dhunë dhe ndërtime të paligjshme

13:36 | 14/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri mes të rinjve në Lezhë, 2 të arrestuar, një i mitur në kërkim

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan vijon punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Si rezultat i veprimeve të fundit hetimore dhe procedurale nga strukturat përkatëse në Komisariatin e Policisë Librazhd dhe Elbasan, janë arrestuar në flagrancë disa shtetas dhe janë referuar materiale në Prokurori për procedim penal ndaj të tjerëve, për vepra të ndryshme penale si transport i paligjshëm i lëndës drusore, drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhunë fizike, ndërtim pa leje dhe përvetësim të automjetit me keqbesim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 56 vjeç, pasi u konstatua duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme, me kamionçinën që e drejtonte në gjendje të dehur.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. Xh., 52 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin V. B., 45 vjeç, për motive të dobëta;

-F. B., 54 vjeçe, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi të paligjshme, në pronën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. K., 47 vjeç, Xh. P., 24 vjeç dhe F. B., 24 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Ç., 41 vjeç, pasi ka kallëzuar një 36-vjeçar, se me mirëbesim i ka dhënë një automjet 41-vjeçarit, por ai nuk ia ka kthyer më. Po punohet për kapjen e 41-vjeçarit dhe gjetjen e automjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: librazhdpolicia
Pas

“Pikë kulmore e fushatës”/ Takimi në Itali, Berisha: Entuziazëm për rotacionin politik! Nuk është parë as në 1992

Para

Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara, e pësojnë dy shtetasit kosovarë

Para
Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara, e pësojnë dy shtetasit kosovarë

Tentoi të hynte në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara, e pësojnë dy shtetasit kosovarë

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.