Në qytetin e Elbasanit, në lagjen 11 nëntori dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç.
Gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, shtetasi është raportuar se është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.