Një person ka pësuar infarkt teksa ka qenë duke ecur me biçikletën e tij në qytetin e Elbasanit.
Burime bëjnë me dije se shtetasi Xhevit Sadiku rreth të 60-tave ka qenë duke ecur me biçikletë në lagjen Nshu, kur dyshohet se ka pësuar infarkt, që i ka marrë edhe jetën. Pavarësisht mbrërritjes së ambulancës në vendin e ngjarjes, ka qenë e pamundur që të mbahet në jetë 60-vjeçari.
Më poshtë janë dhe pamjet e siguruara nga Faxëeb.al ku trupi i të ndjerit shihet duke qendruar i shtrirë në tokë, dhe më pas është bërë transportimi i tij drejt morgu, ku dhe më pas do të tërhiqet nga ana e familjarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=rklrbGGzrVQ
(E.K/Faxweb.al)