Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në burgun e Peqinit, ku mbeti i plagosur një punonjësi Idajet Paja.
Policia ka vënë në pranga Gazmend Kasenë, 35-vjeç dhe sipas policisë ky shtetas në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.
Arma tip kallashnikov është gjetur në automjetin e autorit të dyshuar, ndërkohë që policia thekson se shtetasi ka qëlluar në ajër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.