06:12 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Elbasan/ I vuri zjarrin varrezave të Shënkollit, nën hetim 33-vjeçari

12:42 | 07/07/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Elbasan/ I vuri zjarrin varrezave të Shënkollit, nën hetim 33-vjeçari

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e zjarrvënies në varrezat e fshatit Shënkoll në datën 2 korrik.

Pas hetimeve të thelluara rezultoi se i dyshuar për ngjarjen ishte një 33-vjeçar që u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe që dëshmoi se po përpiqej të digjte barishtet që kishin mbuluar varrin e nënës së tij, por situata ka dalë jashtë kontrollit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan konfirmuan sot (7 korrik) se referuan materialet në Prokurori për A. R., 33 vjeç, pasi “dyshohet se në varrezat në lagjen “Shënkoll” ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte në afërsi të varrit të nënës së tij, dhe nga pakujdesia është djegur një sipërfaqe toke”.

Po kështu u procedua edhe S. P., 77 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte. Një tjetër vatër zjarri nga pakujdesia u shënua edhe në Gramsh, teksa një person u mor nën akuzë.
“F. Ll., 46 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre”, tha policia.

Ditën e djeshme (6 korrik), edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Erjon Murataj, ka denoncuar zjarrvënien në varrezat e qytetit. Në videon e publikuar nga Murataj dukej se si zjarri ka shkrumbuar çdo gjë në një sipërfaqe të madhe në varrezat e Elbasanit.

Sipas Bashkisë Elbasan, zjarri në këto varreza është një ngjarje e përsëritur dhe e qëllimshme, dhe për këtë janë bërë denoncimet përkatëse.

Pas

Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë

Para

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën

Para
Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.