Banorët e Balldrenit të Njësisë Administrative të Brandasheshit në Elbasan, kanë dalë në një protestë kundër ndotjes akustike dhe ajrit.
Në një lidhje të drejt për drejtëpërdrejtë në Fax News, banorët shprehen se jetesa pranë fabrikave të Metarlugjikut është e pamundur për shkak të ndotjes që shkakton kjo fabrikë.
“Këtu nuk ka as pemë asgjë, ka vetëm ndotje e cila është kancerogjene, fëmijt po na bëhen me diabet për shkak të ndotjes, ne kemi fëmijë punimet në fabrikë shkaktojnë zhurmë akustike, ne kërkojmë të merren masa, ose të heqin fabrikën ose të na heqin neve sepse ne nuk mund të jetojmë më këtu. Nëse nuk heqin fabrikën ne do ta përshkallëzojmë protestën duke bllokuar rrugën” u shprehën banorët.
Discussion about this post